English

Lazio thyen Bayernin në Champions League, PSG likujdon Sociedadin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ndeshje për tu harruar ishte ajo e Bayernit në Olimpiko, me klubin gjerman që del me kokën ulur nga impianti i mrekullueshëm i kryeqytetit Italian. Përballja e fazës së 1/16 në Champions tregoi një Lazio me më tepër dëshirë dhe të vendosur kundrejt kundërshtarit, madje duke krijuar disa raste të pastra shënimi. Bayern në anën tjetër, e pati të vështirë të konkretizojë aksionet, duke shënuar humbjen e parë sezonale në Champions.

- Advertisement -

Pjesa e parë ndaj Lazio u mbyll në shifra të bardha, më pas në të dytën, vendësit gjetën golion me Immobilen nga pika e bardhë, pas një faulli në zonë nga Upamecano, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Kapiteni Immobile ishte lojtari më i vlerësuar i sfidës, ndërsa qendërmbrojtësi francez i Bayernit ai me notën më të ulët, paraqitje pozitive regjistroi dhe Elseid Hysaj, që e nisi si titullar.

Në përballjen tjetër të luajtur në Parc de Princes, PSG nuk i dha asnjë shans Sociedadit të bënte surprizën, duke e mposhtur pastër me rezultatin 2-0. Loja u dominua plotësisht nga të besuarit e Luis Enriques të cilët në pjesën e dytë luajtën më mirë, ku fillimisht kaluan në avantazh me Mbappe, e pas tij Barcola që vulosi fitoren 2-0. Parizienët treguan siguri ndaj një kundërshtari i cili vlerësohej maksimalisht dhe si surprizë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, teksa PSG ka hedhur një hap të sigurt drejt fazës çerekfinale.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?