Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka kërkuar kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, një ballafaqim publik për “të matur idetë për të ardhmen”.
Kjo deklaratë e Abdixhikut, erdhi pasi që në fushatë, kryeministri Kurti ka përmendur opozitën, duke thënë se “do të kalben në opozitë” e duke i quajtur “miza”.
Pas prezantimit të projekteve të kryeqytetit, Abdixhiku i pyetur se si i vlerëson këto deklarata, u shpreh se LDK-ja nuk zhytet në “moçalin e madh të pështymave”.
Ai, shtoi se në këtë fushatë do të fokusohet vetëm në prezantimin e punës së ardhshme të Kosovës.
“Nuk jemi për tu sharë e përçarë e për tu zhytur në moçalin e madh të pështymave. Jemi për të prezantuar punën e ardhme të Republikës së Kosovës sepse na duhet tu shpjegojmë qytetarëve tanë se çka qëndrojmë. Kryeministrin në ikje e ftoj edhe në ballafaqim publik le të masim idetë për të ardhmen. Për mu sharë i kemi disa të tjerë, por nuk e kam ndërmend në këtë fushatë me u sha”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku sot së bashku me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama kanë nënshkruar zotimet për investimet prej 1.5 miliardë euro për kryeqytetin.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do garojnë Berisha dhe Meta në zgjedhje? Biseda jashtë kamerave e Ramës dhe Kurtit
- Nënkoloneli apel shoferëve nga Shqipëria: Në Kosovë merrni goma dimërore e zinxhirë