English

Legjenda e basketbollit shqiptar, Gazmend Çaçi rrëfen pasionin për sportin dhe pengjet e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gaz Çaçi është një nga basketbollistët më të mirë të historisë së Shqipërisë ndër vite, lojtar i Kombëtares dhe një ikonë e Partizanit, ekip me të cilin arriti të fitonte plot 20 tituj kampionë.

- Advertisement -

Karrierën e nisi në moshën 17-vjeçare dhe së bashku me të nisi të shkruhej një nga kapitujt më të artë të historisë së basketbollit shqiptar.

“Ky ishte një sport që mua më ngjiti dhe këtë kërkoja që të bëja, basketbollin, pastaj me hapa të njëpasnjëshëm unë iu afrova ekipit të Partizanit. Ekipi i Partizanit ishte super gjigant. Ne erdhëm nga hiçi dhe filluam të rehabilitohemi në ekipe të tilla. Dhe aty pastaj trajnerët bënë diferencën. Pastaj duke ecur, gjatësia ime, aftësitë e mia bënë që trajneri të më jepte dorën dhe të më kalonte gjithmonë më lart. Për Shqipërinë e atyre viteve në ishim një ekip shumë i fortë dhe përballeshim denjësisht përballë çdo kundërshtari”, – thotë ish-basketbollisti Gazmend Çaçi.

Për Çaçin nuk ka ndryshuar aspak pasioni që ka për sportin e basketbollit. Dikur spikaste në parket, tashmë ka si synim që trashëgiminë e tij të artë t’ua lërë brezave të rinj.

“Sa të kem forcë dhe sa të kem fuqi për të vazhduar të mësoj atë që di, unë do vazhdoj. Do vazhdoj t’iu mësoj fëmijëve dhe kush do që të mësojë basketboll, do të bëj çfarë është e mundur.

Pozicionet tona ose mentalitetet tona kanë ndryshuar. Fëmijët e sotëm kanë mentalitete të reja kanë vizion tjetër, kanë pamje tjetër, kanë një strukturë tjetër sot. Nëse ne në ato vite nuk shikonim dot, nuk kishim informacion të jashtëzakonshëm, të rinjtë e sotëm e kanë dhe mësojnë me shpejt se sa kemi mësuar ne”, – thotë kampioni.

Sigurisht që basketbolli sot me basketbollin dje ka ndryshuar shumë. Dikur ishte një sport që tërhiqte shumë spektatorë, por që me kalimin e viteve e ka humbur disi shkëlqimin e dikurshëm. Por për legjendën e këtij sporti akoma ka shpresë.

“Basketbolli po vjen gjithmonë në rritje edhe këtu tek ne. Kanë filluar të marrin edhe lojtar të huaj nga shtete të ndryshme komshinj tanë edhe nga Amerika dhe kjo bën që të ngrihet edhe niveli I basketbollit tek ne”, – thotë z. Çaçi.

Një karrierë vërtetë e lavdishme dhe për t’u pasur zili. Gazmend Çaçi ka marrë titullin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi në vitin 2012. Por pavarësisht gjithë sukseseve dhe paraqitjeve të mira, sërish ai e ka një peng.

“Unë kam pasur shumë oferta jashtë, por regjimi ka qenë i tillë që nuk më lejonte të luaja jashtë, por peng më ka ngelur. Dëshira ime ka qenë të ecja përpara dhe doja të luaja me një skuadër evropiane pse jo”, – kujton ai.

Një lojtar fantastik dhe me vizon që të impononte respekt dhe që sigurisht të luaje përballë një gjigandi si ai nuk ishte aspak e lehtë.

“Çfarë mund të thuash për Gazin; ai ishte një lojtar i paarritshëm, një lojtar virtuoz, lojtar që luante shumë mirë me topin në qendër. Kishte një lëvizshmëri të jashtëzakonshme. Me skuadrat e huaja njëherë, nuk kishte lojtar që e mbante. Gazi është legjenda jonë. Legjenda e brezit tonë. Nuk e di nëse do dalë dikush si Gazi, nuk e di. Kishte momente që kur më mbronte Gazi, nuk kisha ku ta çoja topin”,  -kujton Edmond Karanxha, ish-basketbollist.

Në fund Gazmend Çaçi ka një mesazh për të gjithë ata që merren më basketboll në Shqipëri.

“Iu bëj thirrje të gjithëve: luani basketboll, se basketbolli do ju zhvillojë jo vetëm në një drejtim, por në disa drejtime të ndryshme. E në këtë pikë duhet t’ia vëmë veshin, pasi pavarësisht moshës ai duket goxha në formë”, – thotë legjenda e basketbollit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?