English

Legjendat e futbollit në Thumanë, sonte një ndeshje bamirësie për të prekurit nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Thumana dhe Bubqi ishin dy zonat më të prekura nga tërmeti i cili goditi vendin tonë në nëntor të vitit 2019.

- Advertisement -

Për t’i ndihmuar sado pak familjet dëmtuara kanë menduar dhe ish-lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët në orën 18:00 do të sfidojnë homologët nga Turqia, Italia dhe Greqia në “Air Albania Stadium”. Mesditën e sotme, të katër ekipet shkuan në Thumanë dhe Bubq, në mbështetje për këto familje

“Jemi pranë këtyre familjeve që janë prekur nga ky tërmet i tmerrshëm dhe faktikisht duhet t’ua bëjmë dhimbjen sa më të lehtë. Shpresojmë që me praninë tonë t’ua bëjmë dhimbjen më të lehtë.

Duhet  t’i ndihmojmë si nga ana financiare, por dhe duke iu qëndruar afër këtyre familjeve”, – tha Erjon Bogdani, ish-futbollist i Kombëtares.

Ndërsa për Nderim Rexhepin, ish-futbollist, është nder kur dihet që kauza është diçka shumë e veçantë.

“Kur ka kauza të tilla duhet të jemi solidar me njerëzit dhe duhet a mbështesim këtë kauzë. Është gjithnjë kënaqësi që të mblidhemi me çunat e Kombëtares, pasi kemi kujtime të bukura bashkë”, – thotë Edvin Murati, ish-futbollist.

Ish-trajner i Shqipërisë, Gianni de Biasi u shpreh se duhet të kesh kurajë dhe zemër të madhe për t’ia dalë në të tilla situata.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?