English

Lehtësim i kalimit në Morinë në 9 muaj, Balla e Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

- Advertisement -

Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë-Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dyja vendeve tona”, tha Balla.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm i Kosovës tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve në të dy anët e kufirit duke shmangur burokracitë.

“Jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndiejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta”, tha Sveçla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?