English

Lejuan ndërtimin e hotelit pranë detit, lirohen zyrtarët e arrestuar në Sarandë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Sarandës ka dhënë këtë të shtunë masat e sigurisë për zyrtarët e arrestuar gjatë operacionit të Prokurorisë të zhvilluar të mërkurën.

- Advertisement -

Gjyqtari Mikel Hysometaj ka shpallur të paligjshme ndalimet duke ndryshuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria për 4 nga të ndaluarit e duke lënë të lirë në total 6 prej tyre.

Prokurorja Silvana Belishta kërkoi në seancë “Arrest në shtëpi” për Ermen Strokën, Erald Likën, Denis Balilin, Viktor Qesarin, Oltion Durmishin dhe Tonin Simonin dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Ina Papën dhe Manushaqe Salikon.

Gjyqtari Hysometaj ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 nga të ndaluarit duke lënë në “Arrest shtëpie” vetëm Strokën dhe Likën. Praktikisht Hysometaj ka lënë të lirë inspektorët e IMT të Bashkisë Sarandë dhe të IKMT.

Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, i shpallur në kërkim. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë.

Policia vazhdon ende të kërkojë Mariel Muratin dhe Kozeta Stathën, të dy ish Drejtorë të ASHK Sarandë. Statha dyshohen për veprën penale “shpërdorim detyre” ndërsa Murati për “ndërtim të paligjshëm”.

Gjithashtu Gjykata ka vendosur  “pezullim nga detyra” per Qesarin dhe Durmishin inspektor  të IKMT.

Zyrtarët e arrestuar dhe të shpallur në kërkim dyshohet se kanë favorizuar ndërtimin e një pallati 7-katësh pranë vijës bregdetare, sipas prokurorisë.

Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit Sarandë, Mariel Murati. Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të Aluiznit Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?