English

Leku i reziston euros, 2019-a mbyllet me kursin 121.77 nga ai 125 në fillim të vitit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Monedha jonë kombëtare e ka “mundur” tërmetin dhe shokun psikologjik të krijuar prej tij mbi konsumin. Sipas Bankës së Shqipërisë, Euro sot këmbehet me 121.77 lekë. Kjo vlerë është 3.6 për qind më ë ulët se raporti një euro-125 lekë, me të cilin nisi janari 2019.

- Advertisement -

Rënia në konsum në dy javët e para pas tërmetit u rikuperua nga konsumi normal i qytetarëve gjatë festave të fundvitit. Shtuar kjo dhe nga parashikimet e ekspertëve se euro ulet gjatë fundvitit për shkak të fluksit të turistëve.

 “Aspekte të tjera kanë të bëjnë me faktorë që lidhen me rritjen e dërgesave të emigrantëve, me një fluks të shtuar turistësh dhe shtim të aktivitetit të ekonomisë informale”, – thotë Elvin Meka, ekspert ekonomie

Nëntori u mbyll me mbi 260 mijë vizitorë të huaj, duke arritur 6.1 milionë turistë përgjatë vitit.

Rezistenca e lekut është një shenjë orgurmirë për rritjen ekonomike nga rindërtimi gjatë 2020, pasi historia ka treguar se monedha kombëtare zhvlerësohet kundrejt valutës pas një fatkeqësie natyrore.   

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?