Letonia heq monumentet sovjetike, rusët etnikë kundër vendimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Letonia ka nisur punën për heqjen e monumenteve të epokës sovjetike, që përkujtojnë fitoren e Ushtrisë së Kuqe ndaj Gjermanisë naziste. Ato janë ngritur në vitin 1985, kur Letonia ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Por, përpara pushtimit rus të Ukrainës, qeveria e vendit baltik ka miratuar një ligj që kërkon që monumente të tilla të hiqen.

“Kjo është një çështje vlerash. Për qytetarët, ky monument simbolizon pushtimin e Letonisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas pushtimit të Ukrainës nuk mund ta tolerojmë më”, thotë Janis Lange, Bashkia e Rigës.

- Advertisement -

Që nga pavarësia në vitin 1991, Letonia është bërë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, por ajo ka një numër të madh rusësh etnikë që jetojnë në vend.

Në përvjetorin e Ditës së Fitores, në maj, ata u mblodhën përpara monumentit duke vendosur lule dhe mbajtur koncerte. Ndaj, heqja e monumentit ka dëshpëruar shumë njerëz.

“Mendoj se Letonia është një tokë ku letonezët dhe rusët bashkëjetojnë. Riga është gjysmë letoneze, gjysmë ruse dhe mendoj se njëra pjesë e shtetit duhet të respektojë të drejtat e pjesës tjetër”, shprehet Dmitry Prokopenko, mbështetës i monumenteve sovjetike.

Javën e kaluar, Estonia, një tjetër vend baltik, hoqi monumente të ngjashme.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Gjatë pandemisë pija 4 shishe verë, më pas vendosa të lë alkoolin”, rrëfehet Adele

Këngëtarja Adele ka treguar se ka pinte katër shishe verë para se të vinte dreka gjatë kohës së pandemisë. Sipas këngëtares gjatë kohës së...

Italia ndalon ushqimin sintetik, Meloni mbështet propozimin: Mbron fermerët

Qeveria e djathtë e Italisë ka mbështetur një draft që ndalon mishin e prodhuar në laborator dhe ushqimet e tjera sintetike, me qëllim mbrojtjen...

“Ku do i gjesh paratë për fushatë?”, Bushati-Këlliçit: Trego se ku i merr

Andi Bushati e pyeti kandidatin për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi se nga i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si Parti...

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm iranian në Moskë, bisedime me Lavrovin për programin bërthamor

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian mbërriti në Moskë mbrëmjen e së martës, për një vizitë zyrtare. Amir-Abdollahian dhe delegacioni i tij u prit në...

Shefi i Wagner: Beteja për Bahmutin na ka shkaktuar dëme të rënda

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha më 29 mars se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kanë shkaktuar dëme të rënda...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×