English

Lëvizte i armatosur dhe përplasi makinën e policisë, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

U arrestua në Kurbin, një 28-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur dhe përplasi automjetin  e punonjësve të Policisë,gjatë operacionit për kapjen e tij.

- Advertisement -

Gjithashtu u shoqërua në Komisariat dhe një i afërm i 28-vjeçarit, pasi në momentin e ndërhyrjes së Policisë, për kapjen e shtetasit në kërkim, i shoqëruari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, një 26-vjeçar që ishte në automjet me 28-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.

Në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe menjëherë kanë ndërhyrë.

Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi me shpejtësi, sapo u konstatuan shërbimet e Policisë.

Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga shtetasi i kërkuar, në tentativë për t’iu shmangur shërbimeve, është përplasur me automjetin e shërbimeve operacionale të DVP Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe arrestuar shtetasin K. B., 28 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?