Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Square”, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte shtetasi I. M., i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
LEXONI GJITHASHTU:
- 66-vjeçari kanos me thikë një 53-vjeçare në Shkodër
- Dy të rinj me motor kapen pas ndjekjes në Shkodër, u gjendet silenciator dhe kokainë