Një 20-vjeçar në Lezhë është vënë pranga këtë të mërkurë pasi ka kundërshtuar kontrollin rutinë nga Policia dhe më pas i është gjetur një armë zjarri me municion luftarak.
Sipas njoftimit të Policisë, është vendosur në pranga shtetasi me iniciale Gj. N., 20 vjeç, banues në Lezhë.
Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tiranë| U konfliktuan me mjete prerëse, në pranga një shtetas, procedohen 3 të tjerë
- Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 36 vjeçari në Cërrik