English

Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi këtë të mërkurë.

- Advertisement -

Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi i grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, dhe do të krijojë kushtet për një “qetësi të qëndrueshme”, thanë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para hyrjes në fuqi të armëpushimit.

“Shpallja e armëpushimit do të ndalojë luftimet në Liban dhe do ta sigurojë Izraelin nga kërcënimi i Hezbollahut dhe organizatave të tjera terroriste që operojnë nga Libani”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët.

Biden e mirëpriti marrëveshjen si “lajm të mirë” dhe tha gjithashtu se SHBA-ja do të udhëheqë një përpjekje të re për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gazë, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Macron tha se armëpushimi në Liban duhet të “hapë rrugën” për një fund të luftës edhe  në Gazë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi presidentin amerikan për “angazhimin e tij në sigurimin e marrëveshjes së armëpushimit”.

ruajë lirinë e tij të veprimit në zbatimin e marrëveshjes”, sipas zyrës së Netanyahut.

Para miratimit të marrëveshjes nga Izraeli, Netanyahu tha se “gjatësia e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban” dhe se armëpushimi do t’i lejojë Izraelit të “intensifikojë” presionin ndaj Hamasit dhe të fokusohet në “kërcënimin iranian”.

Kryeministri I Libanit , Najib Mikati, tha se armëpushimi ishte një “hap themelor” drejt rivendosjes së stabilitetit në rajon.

Irani, një mbështetës i Hezbollahut dhe Hamasit, mirëpriti përfundimin e “agresionit” të Izraelit në Liban Kina nga ana tjetër  tha se po “ndjek me vëmendje situatën aktuale në Liban dhe Izrael”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e mirëpriti marrëveshjen, duke e cilësuar atë si “një rreze shprese për të gjithë rajonin”.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, e përshëndeti “lajmin shumë inkurajues” të armëpushimit, duke thënë se do të rrisë “sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm” të Libanit.

Turqia po ashtu  mirëpriti arritjen e armëpushimit, por Ministria e saj e Jashtme bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion ndaj Izraelit për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?