Udhëheqësit botërorë do të takohen sot dhe nesër në samitin vjetor të G20 në ishullin indonezian të Balit.
Qëllimi kryesor është të ndihmohet ekonomia të rimëkëmbet pas virusit korona, por tensionet e luftës në Ukrainë mund të jenë një faktor përçarës, raportoi BBC.
G20 është një klub vendesh që mblidhen për të diskutuar planet për ekonominë globale.
Vendet e G20 përbëjnë 85 për qind të prodhimit ekonomik botëror dhe 75 për qind të tregtisë botërore. Dy të tretat e popullsisë së botës jetojnë në to.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Pa Kinën dhe Turqinë s’do ia kishim dalë me pandeminë’, Rama në Samitin e Paqes
- ‘Reduktim i emetimeve brenda 2030-s’, Biden në Samitin e Klimës në Egjipt