Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Qipros këtë të mërkurë, në kuadër të ndeshjes së parë për Ligën e Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet më 2 qershor në orën 18:00 në qytetin jugor të Larnaca.
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar me skuadrën, për shkak të një lëndimi që e pësoi në stërvitje.
Vojvoda është rikthyer në Itali, ku edhe do ta vazhdojë trajtimin dhe rehabilitimin te klubi i tij, Torino.
Kosova bën pjesë në grupin 2 të Ligës C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU