Parlamenti në Maqedoninë e Veriut ka miratuar një ligj që u ndalon organizatave dhe klubeve kulturore të përdorim emra që lidhen me fashizmin.
Ligji u ndalon gjithashtu partive politike dhe grupeve të përdorim simbole apo emra individësh që u drejtohen besimeve të tjera fetare apo grupeve etnike.
Organizatat ekzistuese duhet ndryshojnë brenda tre muajve edhe emrat e kontestuar, në të kundërt do të hiqen nga regjistri qendror i vendit.
Lëvizja vjen pas protestave të fundit kundër trashëgimisë së monarkut të Luftës së Dytë Botërore në Bullgarinë fqinje.
Muajin e kaluar, disa qindra persona protestuan në qytetin e Ohrit, pasi një shoqatë me etni bullgare u vetëquajt “Mbreti Boris III”.
Borisi i Tretë sundoi nga viti 1918 deri në vdekjen e tij në 1943-shin, kur Bullgaria pushtoi pjesë të Greqisë, Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Dy vendet kanë gjithashtu marrëdhënie të tensionuara që kur Sofia zyrtare vendosi veton ndaj përpjekjes së Shkupit për t’u bashkuar me BE-në në 2020-n, çështje që është zgjidhur vetëm së fundmi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërcënohet aktorja për publikimin e videos së dhunimit të së moshuarës në Pejë
- Destinacioni i fundit i Ballkanit, skuadra e Ilir Dajës mbyll aventurën europiane