English

Ligj të ri legalizimi, kompensim edhe për ndërtimet që nuk mund të legalizohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mazhoranca ka vendosur që t’i hapë rrugë legalizimit të rreth 100 mijë ndërtimeve informale. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në seancë plenare se shumë shpejt në parlament do të paraqitet një paketë e cila do të mundësojë legalizimin edhe të objekteve që deri tani nuk kanë mundur ta përfitojnë këtë shërbim.

- Advertisement -

“Duam të përmbyllim në legjislacion edhe historinë e gjatë të legalizimeve. Ne shumë shpejt do të sjellim në Kuvend një paketë e cila do të garantojë që beteja e fituar deri në mandatin tonë të parë me 180 mijë objekte të legalizuar vijojë dhe të përmbyllet edhe me 100 mijë objekte të tjera që nuk mund të legalizohen për shkak të ndalimeve që ka ligji aktual”, tha kreu i grupit të PS.

Pavarësisht se është ende një nismë jozyrtare, Balla tregoi edhe mënyrat se si do të mund të përfitojnë banorët e këtyre objekteve informale.

“Do të regjistrohen në një regjistër të veçantë në kadastër dhe sa herë që shtetit të ketë nevojë për të zhvilluar projektet e infrastrukturës së vet këta banorë do të dëmshpërblehen për objektin e tyre”, u shpreh z.Balla.

Aktualisht janë dy zona në kryeqytet ku po vijon prisha e banesave pasi janë ndërtuar në gjurmë e unazës së madhe të Tiranës dhe banesat e palegalizuara nuk kanë përfituar kompensim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?