English

Ligj të ri për pronat| Kompensim për banesat që nuk legalizohen, mbyllet 7501-shi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas 30 vitesh dhe një ngatërresë të pazgjidhshme me pronat, mazhoranca miratoi në Komisionin e Ligjeve një ligj të ri për pronat. Me këtë ligj parashikohet një afat deri më 2028 për përfundimin e regjistrimit të tokave të ndara sipas ligjin 7501.

- Advertisement -

Një tjetër aspekt është trajtimi i ndërtimeve informale, ku ata që kanë një prone pa leje në një zonë ku do të kalojë një projekt publik, tashmë do të dëmshpërblehen financiarisht ose me programet e strehimit. 

Ndërtimet pa leje që nuk legalizohen do të marrim dëmshpërblim nga qeveria. Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për përfundimin e proceseve tranzitore të pronësisë, i cili parashikon edhe legalizimin e ndërtesave.

Neni 33 i projektligjit parashikon se poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen, trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimit financiar, programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera alternative të trajtimit. Përfitues të kësaj nisme pritet të jenë edhe banorët e Unazës së Re të cilët kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.

Drafti i miratuar në komision ka kaluar një kalvar të gjatë procedurash parlamentare e ndërkombëtare. Që në dhjetorin e vitit 2018 ku draft është kthyer për riplotësim nga vetë parlamenti dhe ka marrë edhe opinionin e Komisionit të Venecias pasi trajton një nga problematikat më të mëdha në vend, atë të pronësisë e ka shkaktuar mbi 8 mijë të vrarë.

Për këtë, qeveria duket se ka pranuar të aplikojë zgjidhjen më të thjeshtë, hipoteko gjendjen faktike dhe do të sjell edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Një element tjetër që trajton ky ligj është edhe programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ligji parashikon një nen specifik sa i takon ndërtimeve në rastet e fatkeqësive natyrore, ku sipas procedurës, në zonat e miratuara për rindërtimin, pezullohet automatikisht procedura e legalizimit dhe të gjitha godinat do të shemben. Poseduesit e banesave të palegalizuara në këto zona do të përfitojnë sipërfaqe ndërtimore në ndërtesat e reja që do të ngrihen.

Ligji është parashikuar të miratohet të enjten në Parlament dhe mazhoranca këmbëngul se ka ezauruar të gjitha etapat e miratimit, pasi ka 2 vite që qëndron në sirtarët e Kuvendit. Por përfaqësuesit e Shoqatës së Pronarëve që ishin të pranishëm në mbledhjen e komisionit nuk ishin të këtij mendimi.

Nuk dihet nëse mazhoranca do të jetë e unifikuar në miratimin e këtij ligji, pasi në 20 dhjetorin e vitit 2018 ata u përçanë duke e kthyer ligjin për rishqyrtim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?