English

Ligji i ri i pronave, zv/ministrja: S’ka lidhje me ish-pronarët, por me toka që përdoren prej 30 vjetësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi do të votojë sot ligjin Për proceset kalimtare të pronësisë në Shqipëri. Nisma parashikon mbylljen e hipotekimit të tokave të ndara me ligjin 7501 si edhe të tokave bujqësore në zonat ku nuk është zbatuar ky ligj.

- Advertisement -

Në studion e Euronews Albania, zv/ministrja e Bujqësisë, Gjeçi sqaroi se ligji në fjalë ka të bëjë me përfundimin e disa proceseve që duhet të kishin përfunduar prej kohësh, siç është legalizimi apo pajisja me tituj dhe dokumentin e pronësisë të fermerëve që janë pajisur me tokë bujqësore sipas ligjit 7501.

“Rreth 5 për qind e tyre nuk kanë arritur të marrin titullin e pronësisë mbi tokëm bujqësore. Dhe pjesa dërrmuese që e kanë titullin në pronësi nuk mund ta regjistrojnë në hipotekë. E përdorin prej 30 vjetësh tokën por nuk përfitojnë dot nga grantet e qeverisë.

Ligji 7501 i tokës bujqësore ka nisur 30 vjet më parë dhe nuk ka përfunduar, madje ka prodhuar fermerë që kanë marrë titullin e pronësisë së tokës dhe të tjerë që nuk kanë ende titullin e pronësisë për arsye të ndryshme”, – tha ajo.

Zv. ministrja sqaroi se ky ligj nuk ka të bëje me ish-pronarët, të cilët siç sqaroi ajo i prek tjetër legjislacion që nuk preket me këtë pr/ligj dhe ka lidhje me ATPP, Agjencinë e Trajtimi të Pasurive të Paluajtshme.

“Nuk ka të bëjë me ish-pronarët, por me proceset e nisura 30 vjet më parë”, – tha ajo.

Lexoni gjithashtu

Ligj të ri për pronat| Kompensim për banesat që nuk legalizohen, mbyllet 7501-shi

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?