Kërkesa e NATO-s për të zgjeruar industrinë ushtarake dhe vështirësia e ushtrisë sonë për të gjetur armë në treg, ka bërë që Shqipëria të përshpejtojë planin e saj për të prodhuar vetë armë.
Zëvenësministri i Mbrojtjes, Dorian Tolatha se çmimet e armatimeve janë rritur, vonohen porositë për armë e madje vetëprodhimi do të sjellë pavarësi në fushën e mbrojtjes
Armë do të prodhojë edhe vetë shteti, por kjo nuk do të kënaq nevojat e tregut dhe për këtë do të përfshihen edhe investitorët privatë.
“Shteti nuk e bën dot vetë. Për të rivitalizuar këto që kemi duhen 30-40 mln euro vetëm për njërën uzinë. Industria e mirëfilltë dhe konkurruese nuk bëhet pa investitorë privatë, të huaj e të mëdhenj. Do të përdorim tre uzinat tona, do t’ja ofrojmë investitorit. Nuk kemi as teknologji e as burime njerëzore aq të mira.” –tha zëvendësministri Tola.
Kompanitë private do të kenë ulje të taksave, dhe 5 vitet e para do të paguajnë vetëm 5% të tatim fitimit.
Opozita nga ana tjetër u shfaq e përçarë në Komisionin e Ligjeve për këtë iniciativë të qeverisë.
Deputeti Dashamir Sula e pa këtë projekt si të nevojshëm për t’u realizuar, ndërsa deputetja Dhurata Çupi u shpreh kështu:
“Është projektligji më mafioz i sjellë nga qeveria.”
Tregu i armëve është fitimprurës këto kohë, sidomos pas luftës në Ukrainë. Serbia eksporton 2.3mld euro armë në vit, ndërsa Turqia 6 mld euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Cilat janë armët që SHBA do të dislokojë në Gjermani
- Miratohet mes debateve dhe hyn me procedurë të përshpejtuar një ligj i ri për armët