English

Ligji për disiplinimin e ndërtimit, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Duhet edhe auditimi i objekteve infrastrukturore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi miratoi dje disa amendamente në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, përmes të cilave kërkohet ekspertizë e thelluar për ndërtesat me vjetërsi mbi 50 vjet. Kontrolli teknik do kryhet për evidentimin e gjendjes fizike të godinave dhe amortizimit të tyre.

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, z. Maksim Muçi i ftuar në emision “Euronews Now” u shpreh se amendamentet në  ligjin për kontrollin dhe disiplinën e punimeve të ndërtimit janë të nevojshme, por duhet të plotësohen dhe të kenë një këndvështrim më të plotë.

Ndër të tjera z. Muçi tha se është shumë i rëndësishëm edhe auditimi i objekteve infrastrukturore.

“Nëse themi që duhet të auditohen godina banimi para 50 vjetëve, unë do të thoja që më të rëndësishme se godinat e banimit janë objektet e infrastrukturës, siç janë urat siç janë digat, siç janë tunelet, të cilat janë në kushte shumë më të vështira se godinat e banimit. Ato sjellin dëme më të mëdha ekonomike dhe njerëzore”, – u shprehur z. Muçi.

Ai gjithashtu shtoi se kushtet e projektimit, kushtet teknike të zbatimit, janë shumë të rëndësishme.

Draftligji u afishua për konsultim publik në Kuvend që në 20 tetor 2019, por me vonë u plotësua me masa të tjera shtrënguese, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend u ndal te tërmeti tragjik i 26 nëntorit, duke paralajmëruar shembjen ose sekuestrimin me qëllim social të kateve shtesë të ndërtuar në pallate. Ai u shpreh se ndërtimet pa kriter u bënë shkak për shembjen e ndërtesave nga tërmeti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?