English

Ligji për Prokurorinë Publike në RMV, Deskoska fton VMRO-DPMNE për kompromis

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Republika e Maqedonisë së Veriut pritet që të miratojë në prill ligjin e ri për Prokurorinë Publike. Por, deri tani maxhoranca dhe opozita ende nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që para zgjedhjeve të sheshohen mosmarrëveshjet për miratimin e këtij ligji, që Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji e kërkoi me ngulm.

Deskoska siguron opozitën se, në propozimin ligjor nuk ka asnjë qëllim të fshehur për të vendosur prokurorë që kanë qenë të angazhuar në Prokurorinë Speciale, por se secili prokuror do zgjidhet sipas meritave dhe përvojës.

Deskoska pritet t’i dërgojë VMRO-DPMNE-së tekstin e propozimit ligjor dhe gjatë javës së ardhshme grupet e punës të përbëra nga maxhoranca dhe opozita do të diskutojnë dhe tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. 

Në një deklaratë të fundit për mediat, Deskoska deklaroi se, pavarësisht se ligji i ri ofron më shumë transparencë në sistemin e drejtësisë, sërish ka nevojë për përmirësime në disa aspekte siç është krijimi i lehtësirave për gazetarinë investigative.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?