English

VIDEO | Momenti i përplasjes mes tifozëve holandezë dhe shqiptarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tifozët holandezë janë përplasur me shqiptarët, duke goditur me mjete të forta një shqiptar.

- Advertisement -

Euronews Albania ka siguruar videon e momentit të përplasjes.

Dy tifozë holandezë janë lënë në burg pasi kanë goditur me mjete të forta një shqiptar një ditë para finales së Conference League, Roma-Fejnord.

Gjykata e Tiranës vendosi t’i mbajë në qeli deri në 13 qershor dy të rinjtë, të cilët në zonën e “9-katësheve” u përfshinë në një sherr me 3 shqiptare në një lokal.

Gjyqtari Sokol Pasho vendosi arrest me burg me afat 15 ditë për shtetasit Davey Ronald Boon, ku i la detyrë prokurorisë se duhet t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore të dëmtuarit.

Dy holandezët, akuzohen për “plagosja e rëndë me dashje”.

Referuar hetimeve, dyshohet se në bashkëpunim me disa të tjerë, ende të paidentifikuiar, ata kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta një shtetas shqiptar i cili ndodhet në spital nen kujdesin e mjekëve.

Arben Grami, avokati i 2 të rinjve holandezë që u përfshinë në sherr, ka thënë se ata janë të pafajshëm, pasi nuk e kanë dhënë ato goditjen vendimtare për të lënduarin.

Para finales së Conference League në Tiranë, tifozeritë e Romës dhe Fejnordit u përfshin në akte dhune ndaj njëri tjetrit dhe kundër policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?