English

Lihen në burg të akuzuarit për vrasje e korrupsion, avokatët: Gjoka s’ka enchro chat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Posaccme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për 6 personat e arresuar gjatë operacionit “Metamorfaza”, mes të cilëve ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit sipas prokurorisë rezulton i përfshirë në të paktën tre episode, në atentatin ku humbi jetën Gjin Boriçi, si person që ka porositës vrasjen e Kleant Musabelliu dhe në një rast korrupsioni ndaj prokurorit të Xhevahir Lita. Në seancën e së shtunës ai ka mohuar akuzat e prokurorisë.

- Advertisement -

Në një reagim për mediat, dy avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka, thanë se komunikimet e pretenduara nga SPAK nuk janë kryer prej tij.

Gurali Brahimllari: Klienti im pretendon se nuk ka pasur kurrë telefon të kësaj natyre dhe nuk ka qenë i përfshirë në këto gjëra.

Ylli Manjani: Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të këtë lidhje me ato inkriptime.

Seanca për vleftësimin e masës nisi me 2 orë vonesë, për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njihen me dosjen. SPAK njoftoi zyrtarisht se hetimet kanë nisur për 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, ‘Grup i strukturuar criminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”. Hetimet kanë nisur prej vitit 2019-të pas informacioneve të përcjella nga autoritetet franceze që kanë siguruar komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Por për avokatët këto prova nuk janë bindëse dhe nuk mund të përdoren si të tilla në gjykatë.

Sipas SPAK, deri tani janë zbardhur katër ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës e Tiranës gjatë viteve 2020 dhe 2021. Në pranga përfunduan 6 persona, ndërsa 9 persona tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj janë shpallur në kërkim. Policia ushtroi kontroll në 26 banesa duke sekuestruar armë zjarri dhe municione, 8 automjete mes të cilave 4 të blinduara,  një server  kamerash për monitorim si dhe shuma monetare. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe Sabjan Troshani e Nehat Fojleta për armë mbajtje pa leje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?