English

Linjë ajrore Kosovë-Serbi, nënshkruhet në Berlin marrëveshja për fluturimet mes dy vendeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje me qëllim rihapjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd.

- Advertisement -

Marrëveshja është nënshkruar në ambasadën amerikane në Berlin, me ndërmjetësues ambasadorin Richard Grenell, i cili është i dërguar special i presidentit, Donald Trump për bisedimet Kosovë- Serbi, dhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Kjo marrëveshje që do të mundësonte fluturimin e parë mes dy vendeve pas 21 vitesh, është përshëndetur nga udhëheqësit e të dy shteteve.

 Nga viti 1999 hapësira ajrore e Kosovës kontrollohet nga NATO, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force, Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se NATO-ja do të mbetet e përfshirë në procesin e gjatë të normalizimit të trafikut ajror në Ballkan.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka komentuar nga Zvicra këtë marrëveshje të nënshkruar me ndërmjetësimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Ai theksoi se me këtë marrëveshje është shmangur njohja e pavarësisë së Kosovës. Nëse Air Serbia” do ishte kompania që do operonte me Prishtinën, ka thënë Vuçiç, atëherë ajo do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës e kështu do ta njihte atë.

Kreu i shtetit të Serbisë ka tentuar të qetësojë bashkëkombësit e tij, kur ka thënë se “i shpëtoi” ata nga një marrëveshje shtetërore me aeroportin që mban emrin e heroit të UÇK-së Adem Jashari, por edhe nga pranimi de fakto se hapësira ajrore e Kosovës nuk është nën kontrollin serb.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?