Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

6 Qershor 2026 | 13:15

Liqeni i Shkodrës është shpallur zyrtarisht Rezervë Biosfere nga UNESCO, duke marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

Vendimi u miratua pas aplikimit të dorëzuar nga Shqipëria në dhjetor të vitit 2025, në kuadër të përpjekjeve për të siguruar njohjen dhe rëndësinë e tij të veçantë ekologjike, pasurinë e habitateve natyrore dhe rolin që luan në ruajtjen e ekuilibrit mjedisor në rajon.

Liqeni i Shkodrës ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe njihet si një nga zonat më të rëndësishme për biodiversitetin në Evropën Juglindore. Ai strehon qindra lloje shpendësh, peshqish dhe specie të tjera të florës e faunës, disa prej të cilave janë të rralla ose të rrezikuara.

Shpallja si Rezervë Biosfere synon të nxisë mbrojtjen afatgjatë të ekosistemit të liqenit, duke promovuar njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, turizmin natyror dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Statusi i ri pritet të sjellë më shumë vëmendje dhe mbështetje për projektet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin e komuniteteve lokale që jetojnë pranë liqenit.

Ky vlerësim i UNESCO-s konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së një prej pasurive më të çmuara natyrore të Shqipërisë dhe rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brad Pitt: Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë filmat me buxhet mesatar

Aktori amerikan Brad Pitt është përfshirë në debatin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në industrinë e filmit, duke e cilësuar atë si një mjet që...
14:40 | 11/08/2026

​Historia që priti një shekull. Një bust për mësuesin e parë shqiptar në Kosovë

Busti, pllaka përkujtimore dhe historiku në shqip dhe anglisht tashmë ruajnë kujtimin e mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë. Më 8 gusht 2026,...
23:39 | 09/08/2026

“Festivali Folklorik” çel siparin në Kotë të Selenicës, grupet e polifonisë labe në skenë

Ka celur siparin në Kotë të Selenicës  “Festivali Folklorik, edicioni i 4”. Për tre ditë me radhë, në qendër të fshatit performojnë grupet e polifonisë...
17:04 | 08/08/2026