English

Lirimi i Berishës| Mesazhi për strukturat e PD, kur del nga banesa kryedemokrati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u lirua këtë të mërkurë nga masa e arrestit shtëpiak dhe pritet të vijojë në gjendje të lirë aktivitetin e tij politik.

- Advertisement -

Pas vendimit të GJKKO, mbështetësit e parë kanë mbërritur poshtë banesës së kryedemokratit, si dhe në ambientet e jashtme të selisë blu. Gazetari Ardit Hoxha bëri me dije se Berisha pritet të shkojë në seli rreth orës 13:30, i shoqëruar edhe nga simpatizantët që po mblidhen poshtë banesës, në rrugën “Mustafa Matohiti”.

“Në selinë e PD po fillojnë të grumbullohen disa simpatizantë, por edhe funksionarë dhe drejtues të Partisë Demokratike. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë nga burime jo zyrtare, zoti Berisha pritet të mbërrijë në seli rreth orës 13:30, i shoqëruar nga disa militantë që janë duke u mbledhur poshtë banesës së tij dhe do të marshojnë drejt selisë”, tha Hoxha.

Gazetari zbuloi edhe një mesazh që është shpërndarë në grupet e strukturave të PD, ku u kërkohet që mbështetësit të mblidhen në seli në orën 13:30 për të pritur kryedemokratin.

“Po përcjellim dhe një mesazh që u ka shkuar të gjitha strukturave të PD, ku thuhet: ‘Një lajm i mrekullueshëm, doktor Berisha tashmë i lirë, në orën 13:30 të gjithë te selia e Partisë Demokratike, u presim liderin tonë historik’”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?