English

Lirimi i Endrit Dokles, 36-vjeçari nisi betejën me gjykatat që në vitin 2005 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Endrit Dokle ish-drejtues i një fraksioni të ish-Bandës së Durrësit e nisi betejën e tij me drejtësinë ne vitin 2005, kur u arrestua. 

- Advertisement -

Shtatë vjet pas prangosjes, në janar 2012 Dokle u dënua me burgim të përjetshëm. Akuzat që rëndonin mbi të ishin “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “vrasje me paramendim” si dhe “pengmarrje”.

Ngjarjet për të cilat akuzohet është edhe ajo e tentativës për eliminim të Lulzim Berishës, ish-drejtues i bandës së qytetit bregdetar.

Dokle nuk u pajtua me vendimin dhe e apeloi.

Por edhe Apeli i Krimeve të Rënda në 2 korrik 2012 vendosi të lërë në fuqi vendimin.

36-vjeçari vazhdoi betejën e tij në Gjykatën e Lartë ku depozitoi rekurs, por edhe në këtë rast ankimimi i tij nuk u mor parasysh. Më 16 korrik, Kolegji Penal i kësaj gjykatë la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm. Por Dokle, i bindur në pafajësinë e tij, shfrytëzon mundësinë e fundit në sistemin e drejtësisë shqiptare; Gjykatën Kushtetuese.

Dokle kërkoi shfuqizimin e këtyre vendimeve, pasi atij gjatë gjykimit në tri gjykata i ishte cenuar e drejta për një proces të rregull ligjor. Pavarësisht pretendimeve, më 25 prill 2017 Kushtetuesja rrëzoi kërkesën. Gjatë kohës që ishte në burg Dokle u dënua përsëri me 16 vite burg për trafik droge.

Po pavarësisht këtyre vendimeve, gjykatësja e Krujës, Enkeleida Hoxha vendosi të pranojë kërkesën e Endrit Dokles për lirim me kusht. Ky vendim ende nuk është zbardhur i plotë për t’u njohur me argumentet e gjykatëses Hoxha.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?