English

Lirimi i të fortëve, shfrytëzojnë hapësirat ligjore për të lënë qelitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lirimi i Endrit Dokles, një nga personazhet e njohur të botës së krimit në fillim të viteve 2000, është vetëm një prej episodeve të ngjashëm, që kanë shfrytëzuar çdo hapësire ligjore për t’i shpëtuar drejtësisë.

- Advertisement -

Në dhjetor të vitit 2016, Gjykata e Apelit e Durrësit liroi me kusht Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit. Ai akuzohej nga prokuroria për ngjarje të rënda kriminale, vrasje dhe trafik droge dhe u dënua me 25 vite heqje lirie nga Gjykata e Lartë.

Rasti që ka sjellë më shumë reagime ditët e fundit është ai i Endrit Dokles, edhe ky ish-pjesëtarë i bandës së Durrësit. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ishte Gjykata e Krujës që prishi vendimin e Gjykatës së Lartë. U vendos lirimi i tij me kusht.

Lulzim Caka, një tjetër personazh i njohur i vitit ‘97 u lirua nga Gjykata e Elbasanit. Ai akuzohej për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1999. Gert Gjinerari la burgun e Drenovës në shkurt të vitit të kaluar. Ai akuzohej për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano. Elidon Kotorri, autor i një vrasjeje të trefishtë në fillim të viteve 2000 në Tiranë u lirua në gusht të 2019. Ai herë pas herë kishte përfituar nga amnistia dhe vuajta 20 vite burg.

Viktor Ymeri, pjesëtar i ish-bandës së Gaxhait, në Vlorë la burgun në fund të vitit të kaluar, duke përfituar nga lirimi me kusht.

Genc Tafili, i dënuar me 25 vite për vrasjen e Arben Zylyftarit, u lirua nga Gjykata e Krujës me vendim të gjykatëses Enkelejda Hoxha, e njëjta që firmosi edhe për Endrit Doklen.

Ajo që bie në sy thuajse në të gjitha këto vendime është fakti se të gjithë këta të dënuar për vrasje, plagosje, trafik droge e të tjera vepra të rënda penale, çuditërisht brenda qelive kanë një sjellje shembullore. Të paktën ky është një nga argumentet ku gjyqtarët mbështesin vendimet e tyre. 

1 COMMENT

Comments are closed.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?