Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Apelit kërkesën për shfuqizimin e vendimit qe revokoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.
Ndërkohë prej orës 11:00 vijon seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes “Partizani” për gjykim.
SPAK ka lexuar më pak se gjysmën e faqeve nga relatimi i kërkesës për gjykim ndërsa është kërkuar 15 minuta pushim nga seanca.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha në parlament: Hajdutëve do t’u bëhet gjyqi publik në bazë dokumentash
- Berisha sulmon vetingun: Nga proceset më të korruptuara në histori, u krye nga…