Vendimet e gjyqtarëve për të liruar para kohe të burgosurit do të jetë puna e parë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Artur Metani, drejtues i këtij institucioni, në daljen e tij të parë për mediat tha se ky është një fenomen shqetësues.
“ILD, në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese por dhe duke mbajtur në konsideratë debatin dhe shqetësimin publik lidhur me një seri çështjesh por veçanërisht lidhur me vendimmarrjet lidhur me lirimin para kohe me kusht, do t’i japë prioritet inspektimit në këtë drejtim”, u shpreh z. Metani.
Por, puna e këtij institucioni nuk do jetë e lehtë, z. Metani renditi promblematikat. ndërsa janë shpallur 6 vende vakante për inspektor si dhe vende ndihmës inspektor.
Z. Metani iu përgjigj akuzave se puna e tij do të vihet në dyshim për shkak se ai është vëllai i ish-ministres socialiste, Englantina Gjermeni.
“Unë vlerësoj se koha është gjykuesi më i mirë për gjithçka dhe gjyqtari më i mirë i të gjithëve ne”, deklaroi z. Metani.
Kreu i ILD u shpreh se ndryshimet e bëra nga Komisioni i Ligjeve në statusin e gjyqtarit dhe prokurorit ishin të nevojshme. Këto ndryshime i japin më shumë kompetenca këtij institucioni.