English

Lirohen 21 gra të dënuara, nga amnistia përfituan edhe 175 të burgosur e 2 të mitur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

21 gra të dënuara lanë qelitë e burgut 325 në Tiranë, ku vuanin dënimin për vepra të ndryshme penale.

- Advertisement -

Të dënuarat ishin përgatitur për të lënë qelinë që prej orës 10 të mëngjesit, por për arsye procedurale, u vonua me 7 orë lirimi i tyre. 

Nga amnistia e miratuar nga qeveria kanë përfituar edhe 150 të burgosur dhe 2 të mitur. 

Ligj për amnistinë u votua në Kuvend më 30 janar dhe parashikon lirimin e parakohshëm të 175 personave të dënuar.

Të amnistuarit janë meshkujt e dënuar me burgim deri në 2 vjet ose me dënime të tjera më të buta, përfshirë gjobën me kushtin që dënimi të ketë marrë formë të prerë deri në datën 30.09.2019.

Gratë dhe të miturit gjithashtu përfitojnë nga amnistia, por ndaj tyre shteti ka parashikuar të rrisë fashën e lirimit të parakohshëm deri në 3 vjet.

Amnistia ofrohet edhe për meshkujt të dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur 2 vite nga dënimi. Për gratë dhe të miturit kjo shifër është llogaritur në 3 vite.

Shqipëria amnistoi për herë të fundit të dënuarit në vitin 2016. Synimi i kësaj nisme ligjore lidhet me parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Lexoni gjithashtu:

Amnistia, zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë: Ulje dënimi me 1/3 për shumë të dënuar, përveç lirimit të 164 të burgosurve

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?