English

Lirohen katër qytetarët e Kosovës të arrestuar në Merdare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër qytetarët e Kosovës të arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare janë liruar, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kurshumlisë.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për katër shtetas kosovarë të cilët janë mbajtur në burg nga 13 qershori, teksa thanë se ata nuk janë përgjegjës për policët e Kosovës.

Labinot Maliqi, vëllai i njërit nga të arrestuarit konfirmoi për REL se vëllau i tij, dhëndri dhe dy të tjerë janë liruar.

“Unë jam tashmë me vëllain, dhëndrin dhe dy qytetarë të tjerë. Nga Drejtoria e Policisë në Prokuple, i kanë sjell në Kurshumli dhe këtu i liruan. Nuk kam pasur kohë të bisedoj shumë, pasi sa u liruan- por arsyeja e arrestimit, ka qenë se para dy vitesh e kanë goditur një kontejner të mbeturinave”, tha ai.

Sipas tij, të katërtit janë akuzuar për të njëjtën çështje.

Më 14 qershor, Prokuroria Themelore Publike e Kurshumlisë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë – konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se më 13 qershor, Drejtoria e Policisë në Prokuple, Stacioni policor në Kurshumli, ka caktuar masën e ndalimit deri në 48 orë ndaj personave: K.M, H.F, M.E, dhe M.D., të gjithë nga Podujeva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?