Atleti nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius është liruar me kusht dhjetë vjet pasi qëlloi për vdekje të dashurën në shtëpinë e tyre në Pretoria.
Ai do të lirohet më 5 janar. Pistorius fillimisht u dënua për vrasje me dashje, por vendimi ndryshoi në vrasje pas tërheqjes së prokurorëve.
Kampioni olimpik i amputuar u dënua me 13 vjet burg në vitin 2017. Ai ishte në kulmin e famës së tij dhe i admiruar në mbarë botën kur vrau Reeva Steenkamp në 2013, pas një debati.
Familja Steenkamp nuk e kundërshtoi lirimin me kusht, por një zëdhënës tha se ata nuk mendonin se ai ishte rehabilituar plotësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
- Personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinaj, lirohet nga burgu Jeton Lami
- Me vendim qeverie, lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës