Prokurori i Përgjithshëm do të emërohet përpara Krishtlindjeve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Kuvendit renditjen e kandidatëve për tu bërë Kryeprokuror i Përgjithshëm dhe nga sot fillon numërimi i 30 ditëve, që është edhe afati i fundit i Kuvendit për tu shprehur ose në të kundër aktivizohet mekanizmi zhbllokues.
Vetë Kuvendi ka në axhendë zhvillimin e dy seancave për muajin dhjetor, atë të datës 5, ku është parashikuar shqyrtimi në parim i buxhetit dhe një tjetër në datën 19 dhjetor.