English

LISTA| KQZ gjobit disa nga kandidatët e 14 majit: Morën donacione të parregullta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masa ndaj disa kandidatëve të zgjedhjeve të 14 majit, duke i gjobitur për shkelje të rregullave lidhur me pranimin e donacioneve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se këta kandidatët kishin pranuar financime jashtë rregullave dhe jo nëpërmjet kanaleve bankare.

- Advertisement -

Ndër ata që u ndëshkuan janë:

  • Arif Tafani, kryebashkiaku i Belshit, me 206 mijë lekë.
  • Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit, me 138 mijë lekë.
  • Emirjana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, me 75 mijë lekë.
  • Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës, me 500 mijë lekë.
  • Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, me 243 mijë lekë.
  • Mariglen Dishe,  kryebashkiaku i Librazhdit, me 125 mijë lekë.
  • Agron Malaj, kryebashkiaku i Burrelit, me 80 mijë lekë.
  • Bukurosh Maçi, kryebashkiaku i Peqinit, me 70 mijë lekë.
  • Albert Mlyshi, kryebashkiaku i Mirditës, me 300 mijë lekë.
  • Bardh Spahia, kandidati i PD në Shkodër, me 445 mijë lekë.

Përveç individëve, subjektet politike si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë gjobitur përkatësisht me 300 mijë lekë dhe 200 mijë lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?