English

Lista Serbe: Jemi gati të marrim pjesë në zgjedhjet në Veri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të shpallin sa më parë zgjedhjet për kryetarë të rinj dhe asamble komunale në veri, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to.

- Advertisement -

Rakiç në konferencën për media tha se “topi tani është në fushën e Prishtinës”.

“Duhet që këta kryetarë dhe këshilltarë të rrejshëm, të paligjshëm që prej muajsh keqtrajtojnë qytetarët tanë, menjëherë të japin dorëheqjen dhe të largohen, të largohen nga ndërtesat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i tyre i vetëm është të keqtrajtojnë qytetarët tanë”, theksoi Rakiç, raporton “Danas”.

Ai tha se “jeta për popullin serb po vështirësohet çdo ditë e më shumë” nga, siç tha ai, “regjimi i Kurtit” dhe se “presionet ndaj serbëve dhe Serbisë janë të paprecedenta”.

“Regjimi i Kurtit nuk ndalet së frikësuari popullin serb duke shkelur marrëveshjet, ligjet dhe të gjitha të drejtat e popullit serb. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe në këto kushte të pamundura të përpiqemi të jemi rrobaqepës të fatit tonë dhe të mbrojmë popullin”, tha Rakiç dhe shtoi se Lista Serbe gjithmonë merrte vendime politike në interes të qytetarëve dhe jo duke i parë nëse janë popullore apo jo.

Po ashtu, theksoi Rakiç, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?