English

​Lista Serbe paralajmëron tubim sot në Mitrovicën e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për këtë të mërkurë në orën 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës.

- Advertisement -

Ky vendim, vjen pas takimit që ata kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në ambientet e Listës Serbe në Mitrovicë, para gazetarëve u paraqitën kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, ish-kryetarët e katër komunave në veri, si dhe kryetari i komunës së Zveçanit.

Ata dhanë dorëheqje pas vendimit të Prishtinës zyrtare për shkarkimin e shefit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili publikisht tha se nuk do të zbatojë vendimet për paralajmërime dhe gjoba ndaj atyre që nuk i riregjistrojnë veturat me targa ilegale në RKS.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×