Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe.
Thirrje të ngjashme janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit – janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti s’tërhiqet: Përballë kemi ekstremistë, kryetarët në veri kanë mbështetjen tonë
- Situata në Veri, NATO: Do të dërgojmë 700 trupa të tjerë në Kosovë