English

Lista Serbe: Të shtunën vendosim për largimin e serbëve nga institucionet në veri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se të shtunën, më 5 nëntor, do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera.

- Advertisement -

Sipas tij, serbët duhet të forcojnë dhe ndërtojnë institucionet e veta në veri, në bashkëpunim me Serbinë, shkruan REL.

“Të gjithë ne kemi hyrë në institucionet e Kosovës sepse kjo ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dhe duke pasur parasysh se Prishtina nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione sepse është e qartë se Prishtina shkel secilën prej tyre”, theksoi ai.

Rakiç u shpreh se institucionet në Prishtinë nuk kanë pasur të drejtë ta pezullojnë Gjuriçin nga puna, pasi tha se ai është zgjedhur nga serbët dhe katër kryetarët e komunave në veri, që banohen me shumicë serbe.

Gjuriç ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?