English

Liverpool më larg titullit, “të kuqtë” mposhten në derbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arsenal dhe Manchester City duket se do të jenë të vetmet skuadra që do të rivalizojnë deri në fund për titullin kampion në Angli, pasi Liverpool ka hedhur një tjetër hap fals, duke u mposhtur në derbi nga Everton. Në Goodison Park, llogaritë ishin më të vështira nga çfarë i kishte menduar gjermani Klopp, me vendësit që edhe pse janë në pozita tejet të vështira, morën 3 pikë me shumë vlerë. Një lojë e cila foli për Liverpoolin sa i përket qarkullimit të dendur të topit, por golat erdhën nga vendësit, fillimisht Branthëaite në minutën e 27’ dhe Calvert Lewin në fraksionin e dytë.

- Advertisement -

Kjo ishte fitorja e 11-të për Evertonin në këtë sezon të Premier League, ndërsa Liverpool regjistron humbjen e 2-të në 5 javë. Të mërkurën fitore regjistruan dhe Manchester United, Crystal Palace dhe Bournemouth. Djajtë e kuq hasën jo pak vështirësi ndaj Sheffield United, përballje e cila u mbyll në shifrat 4-2, ndërsa mba ngjallë shpresat e Manchester Untied për tu rikthyer në kompeticionet evropiane. Bogle kaloi në avantazh miqtë, ndërsa brenda fraksionit të parë Maguire riktheu ekuilibrat, ndërsa me nisjen e së dytës, miqtë do të shënonin të dytin me Brereton Diaz. Dopieta e Bruno Fernandes kaloi për herë të parë në avantazh djajtë dhe Hojlund vulosi triumfin 4-2.

Mbrëmjen e kësaj të enjte në fushë zbresin “the cityzens”, që sfidohen nga Brighton, ndërsa kujtojmë se skuadra e Guardiolës ka dy ndeshje më pak nga rivalët e saj për kreun, ku në rast se i merr pikët e plota, do të rrëmbejë kryesimin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?