English

Liverpool pëson humbje tronditëse në Premier League

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka marrë fund dhe seria pa humbje e Liverpool në Premier League. Kryesuesit e kampionatit anglez kanë pësuar humbjen e parë në kampionat, teksa janë mundur në transfertë nga Watford me rezultatin 3-0. Skuadra e Jurgen Klop, pëson kështu humbjen e parë në javën e 28-të, pas 16 fitoresh dhe 1 barazimi.

- Advertisement -

Pjesa e parë, u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra vendase shënoi dy herë me anë të senegalezit Sarr në harkun kohor të 6 minutave. Watford shënoi dhe golin e tretë duke siguruar fitoren ndaj kryesuesve, të cilët nuk e vënë aspak në diskutim titullin këtë sezon, pasi kanë arritur që të krijojnë një diferencë të frikshme prej 22 pikësh me vendin e dytë.

Humbja me Atletikon duket se i ka bërë “The Reds” që të mendojnë që tani takimin e kthimit të Champioins League, pasi synimi kryesor mbetet mbrojtja e titullit Kampion Evrope, diçka që nuk do të jetë aspak e lehtë, aq më tepër ndaj spanjollëve që kanë fituar takimin e parë me rezultatin 1-0.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?