English

Llogari false për denigrimin e imazhit të ish-të dashurës, arrestohet 40-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 40-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi krijoi llogari false në rrjetet sociale për denigrimin e imazhit të ish-të dashurës së tij.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ky shtetas se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

Ai po akuzohët për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Krijoi llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, pas kallëzimit nga një shtetase, se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndyshme me emrin dhe me fotot e saj, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?