English

“Lojë letrash” në Kosovë, Vetëvendosje refuzon ofertën e fundit të LDK-së për qeverinë e re

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përmes një letre Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ofertën e fundit të Lidhjes Demokratike, duke i bërë me dije se zgjedhja e Glauk Konjofcës në postin e krye-parlamentarit është e pakthyeshme.

- Advertisement -

Megjithatë, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa nuk e ka cilësuar këtë letër si përgjigje zyrtare, duke thënë se ai mban kontakt direkt me homologun e tij nga Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mustafa ka përsëritur se partia e tij është e interesuar për marrëveshje me Vetëvendosjen. Nga ana tjetër Presidenti i Kosovës z.Hashmi Thaçi, ka ftuar palët që të përafrojnë  qëndrimet në mënyrë që mos të humbasin kohë, por të formojnë sa më parë qeverinë e re.

 

82391848_10156470159397000_2985156919607427072_o_copy.jpg

82776700_10156470159382000_2340035892397211648_o.jpg

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?