English

Londër, tregjet vazhdojnë të mbushen plot, pavarësisht paralajmërimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta, banorët e Londrës i mbushën plot tregjet e hapura, njësoj si në çdo ditë tjetër.

- Advertisement -

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, njoftoi që të dielën se nëse njerëzit vazhdojnë të mos respektojnë distancimin shoqëror, spitalet mund të tejmbushjen me pacientë nga coronavirusi COVID-19.

Xhonson tha se kafetë, lokalet e restorantet do të mbyllen në të gjithë vendin, për të mos lejuar përhapjen.

ME 5600 të infektuar dhe 281 të vdekur në Britani, kryeministri Xhonson do të përpiqet të kalojë një ligj  që do t’i japë qeverisë fuqi për t’u përballuar me përhapjen e coronavirusit.

Përveçse do të shtohen fondet për sistemin shëndetësor, u është bërë thirrje 15.500 mjekëve e 10.600 infermiereve të dala në pension që të rikthehen në punë.

Po ashtu, policia do të ketë fuqinë të ndalojë njerëz që dyshohen si të infektuar, dhe rezistenca ndaj policisë do të quhet shkelje kriminale.

Qeveritarët jo vetëm që po përpiqen të rikthejnë në punë mjekët dhe infermieret e dala në pension, por do të angazhojnë edhe 30 mijë studentë mjekësie.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?