English

Londra sjell teknologjinë e identifikimit të tipareve, BE-ja mendon ta ndalojë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Londrës ka nisur të testojë teknologjinë e identifikimit të tipareve njerëzore, një lëvizje që ka ngjallur shumë polemika dhe është kritikuar se cenon privatësinë dhe të drejtat e qytetarëve.  

- Advertisement -

Policia Metropolitane e Londrës tha se vendosja e tyre, duke nisur nga e premtja, do i ndihmojë për  të luftuar “krime serioze” por theksoi se nuk do të zëvendësojë “patrullimin tradicional”.  

Forcat e rendit këmbëngulën se teknologjia e identifikimit të tipareve njerëzore do të përcaktohet në mënyrë të qartë dhe do të vendoset në vende specifike ku ata besojnë se ndodhin shkeljet më të rënda.  

“Çdo ditë, oficerëve të policisë ju vijnë informata për persona të dyshuar, për të cilët duhet të mbajnë një sy hapur: kjo teknologji e përmirëson efikasitetin e kësaj taktike” tha Nick Ephgrave, përfaqësues i Policisë Metropolitane.

Ai shtoi më tej: “Në të njëjtën kohë, nëse kjo teknologji mund të na ndihmojë të gjejmë fëmijë të humbur apo dhe të rritur që kanë nevojë për ndihmë, atëherë është detyra jonë që ta vejmë në funksion atë”.

Teknologjia e identifikimit të tipareve prej kohësh është një temë që ka nxitur debate, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Europë.

Më herët gjatë javës, pas rrjedhjes së disa informacioneve nga Bashkimin Europian, u mësua se BE-ja kishte konsideruar një pezullim të përkohshëm të kësaj teknologjie, një lëvizje që është përkrahur edhe nga Sundar Pichai, CEO i kompanisë Alphabet, kompania mëmë e Google.

Në Gjermani, policia e Hamburgut nisi të eksperimentojë me teknologjinë e identifikimit të tipareve gjatë Samitit G20, por më pas u deklarua se cenonte ligjet e mbrojtjes së të dhënave.

Në Francë, policia në Nis e ka përdorur gjithashtu teknologjinë e njohjes së tipareve, si provë gjatë karnavaleve të qytetit.

Ndërsa, në një rast në Suedi, një bashki u gjobit me 20 mijë euro pasi zbuloi se një shkollë përdorte teknologjinë e njohjes së tipareve për të kontrolluar pjesëmarrjen e studentëve.

Si funksionon?

Me pak fjalë, sistemi ekzaminon fytyrën tuaj dhe e krahason me një bazë të dhënash ku gjenden pamje të personave që janë në kërkim nga policia.  

Teknologjia analizon strukturën e fytyrës duke matur largësinë midis syve, hundës, gojës dhe nofullës dhe krijon një hartë biometrike, deri diku unike për çdo person.  

flat 3252983 1280

Harta më pas krahasohet me një bazë të dhënash, për të parë nëse pamjet përputhen.

Ku qëndron problemi?

Përveç implikimeve për të drejtat e njeriut, kjo teknologji është raportuar gjerësisht si e pasaktë.

Në korrik të vitit shkuar, një raport i pavarur i publikuar nga Sky News, zbuloi se 81 për qind e njerëzve të spikatur nga kjo teknologji, ishin të pafajshëm dhe kjo ndodhte më shpesh tek njerëzit me ngjyrë dhe grupet e minoriteteve.

Ndërsa, Instituti Britanik i të Drejtave të Njeriut ngriti pyetjen dhe analizoi se si kjo teknologji mund të ndryshojë sjelljen e zakonshme të njerëzve, pasi ata e dinë që janë duke u mbikëqyrur.

“Duke e ditur se po vëzhgohemi në hapësirat publike, kjo mund të na bëjë të ndryshojmë sjelljen tonë, mund të mos dalim më në protesta apo të shprehim ndryshe ndjenjat,” tha ai. “Kjo shkel lirinë e të shprehurit”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?