English

LSI e denoncoi për inceneratorët, e moshuara në SPAK: Kam shitur kanaçe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë martë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) urdhëroi pezullimin e kompanive të përfshira në aferën e inceneratorit të Tiranës, pas denoncimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

- Advertisement -

Gazetari i “Euronews Albania”, Eni Ferhati raporton se po ditën e sotme, është paraqitur pranë ambienteve të SPAK-ut, një nga shtetaset e përmendura nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, figuronte si biznesmene në një nga këto kompani.

Jashtë kamerave, ajo u shpreh për gazetarin Ferhati, se gjatë gjithë jetës së saj ka shitur kanaçe për riciklimin e aluminit.

“Ditën e sotme, në SPAK është paraqitur edhe një prej personave të bërë me dije nga LSI-ja, shtetasja Merita Hajdari e cila ka parë emin e saj në televizor si një prej përfaqësuesve të kompanive që kanë përfituar para, sa i takon inceneratorit të Tiranës. Ajo është paraqitur pranë SPAK së bashku me dy djemtë e saj, duke kërkuar informacion për figurimin e emrit të saj si biznesmene, ndërkohë që ajo na tha jashtë kamerave që gjatë gjithë jetës së saj ka shitur kanaçe për riciklimin e aluminit,” tha gazetari Ferhati.

Pak ditë më parë,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranoi se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×