Më shumë se 430 njerëz kanë vdekur nga kolera muajin e kaluar, thotë Ministria e Shëndetësisë e Sudanit, ndërsa lufta civile vazhdon të shkatërrojë vendin.
Numri i infeksioneve është rritur në rreth 14,000, thuhet në një deklaratë.
Kolera është një sëmundje me zhvillim të shpejtë dhe shumë ngjitëse. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mund të shkaktojë diarre, dehidrim dhe vdekje.
Është relativisht e lehtë për t’u kuruar, por trajtimi i shpejtë dhe në kohë është thelbësor.
Nisur nga kjo, i dërguari special i SHBA, Tom Perriello tha se marrja e trajtimit në ato zona të prekura është jashtëzakonisht i komplikuar nga konflikti i cili ka vrarë deri në 150,000 njerëz që nga fillimi i vitit të kaluar.
Krahas kësaj, mbi nëntë milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ekziston frika e një urie të përhapur, pasi njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të kultivojnë asnjë kulture.
LEXONI GJITHASHTU: