English

Lufta e bandave në Haiti: Të paktën 187 njerëz të vrarë në më pak se dy javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata e KOmbeve të  Bashkuara (OKB) deklaroi se të paktën 187 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën në Haiti, si pasojë e luftës mes bandave.

- Advertisement -

Një valë e re e dhunës e regjistruar nga 27 shkurti deri më 9 mars në kryeqytetin Port-au-Prince dhe në rajonin qendror Artibonite gjithashtu zhvendosi qindra njerëz dhe detyroi fermerët të ndalonin punën ndërsa situata ushqimore e vendit përkeqësohej, thanë zyrtarët.

“Situata është edhe më alarmante për fëmijët, të cilët shpesh janë të ekspozuar ndaj të gjitha formave të dhunës së armatosur, duke përfshirë rekrutimin e detyruar dhe dhunën seksuale,” thanë Kombet e Bashkuara në Haiti.

Përveç kësaj, 260 rrëmbime janë raportuar që nga fillimi i vitit, me njerëz të marrë nga shtëpitë e tyre ose në vende publike.

Bandat janë bërë më të fuqishme që nga vrasja e Presidentit Jovenel Moise në korrik 2021 dhe tashmë kontrollojnë rreth 60 për qind të Port-au-Prince.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?