English

Lufta hibride Rusi-Perëndim, “loja” e spiunëve dhe aktet e sabotazhit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka ndjekur stërvitjen vjetore “Stuhia e Pranëverës” të trupave të NATO-s. Por, në mendjen e saj janë të tjera lloje luftërash. Estonia, që ndodhet në kufi me Rusinë, ka regjistruar një rritje të akteve të sabotazhit, sulmeve kibernetike dhe të spiunazhit, të nxitura nga Moska.

- Advertisement -

“Ne të gjithë e dimë se këto sulme hibride vazhdojnë të jenë akute. Ndaj duhet të jemi të përgatitur. Nuk ka rëndësi nëse është një sulm kibernetik apo i ndonjë lloji tjetër, ne jemi të përgatitur për këto sulme dhe po u përgjigjemi. Dhe mesazhi ynë ka qenë i qartë: në këtë territor, në Estoni, ne nuk do të lejojmë askënd të prishë jetesën normale të shoqërisë sonë”, deklaroi Hanno Pevkur, ministër i Mbrojtjes në Estoni.

Ndërsa lufta në Ukrainë duket se po ecën në favor të Rusisë, linja mbrojtëse po ngrihen në vende të ndryshme si Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe në Finlandë dhe Poloni.

Duke u larguar nga baza ku po kryhej stërvitja, kryeministrja Kallas tha se Rusia po zhvillon një “luftë të fshehtë” me Perëndimin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?