Organizata Greenpeace i ka bërë thirrje qytetarëve të Europës që në vitet e ardhshme të ulin konsumin e tyre ditor të mishit dhe bulmetit për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Fushata e tyre ka për qëllim që të ulë konsumin e mishit deri në 71 për qind deri në vitin 2030 dhe 81 për qind deri në 2050.
Organizata synon një ulje të konsumit të mishit, me 24 kilogram për person në vit deri në vitin 2030 dhe më pas prej 16 kilogramësh, bazuar në masën që shkencëtarët thonë se garanton sigurinë ushqimore, në të njëjtën kohë duke e mbajtur ngrohjen globale nën 1.5 gradë Celsius.
Për të kontrolluar krizën ekologjike globale do të na duhej që të përgjysmojmë konsumin deri në 2050, thotë për Euronews Sini Eräjää i njësisë europiane të organizatës Greenpeace.
Greenpeace kërkon që njerëzit të hanë jo më shumë se 300 gram mish në javë deri në 2050.
“Shifrat që na vijnë nga shkenca janë shqetësuese në këtë fazë, konsumi i tepërt i mishit dhe i produkteve të bulmetit po shkatërron pyjet, natyrën dhe po ngroh planetin” shtoi Eräjää.
Aktualisht, Spanja ka numrin më të lartë të konsumit të mishit për frymë në BE me mbi 100 kilogram për person në vit, ndërsa Bullgaria ka konsumin më të ulët me 58 kilogram për person.